Dy ditë më parë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes zhvilloi një fushatë ndërgjegjësimi në bashkëpunim me strukturat e pushtetit lokal për pastrimin e plazheve në mbarë vendin. Por mesa duket bregu i Liqenit të Shkodrës është lënë në harresë të plotë.
Gjatë vëzhgimit që ne këmi bërë me kameran tonë shihen qartë grumbuj të mëdhenj me mbeturina të cilat janë prezente kudo.
Madje kjo lloj panorame është bërë shpesh frymëzim për të nxjerrë në fotografi problemet e manaxhimit të resurseve që ne kemi.
Sipas banorëve shkodranë, në fillim duhet ndërgjegjësimi i qytetarëve, pasi është në dëm të tyre mbushja e bregut të liqenit me mbeturina dhe me pas duhet vëmendje me e shpeshtë nga pushteti lokal.
“Gjithçka është e jona, edhe liqeni është i yni, çfarë bëjmë ja bëjmë vetes.”
“Në radhë radhë të parë duhet të jemi vetë ne qytetarët që ta mbajmë pastër qytetin edhe resurset që ka qyteti.”
“Kam qejf që në këtë vend të bukur që zoti ia ka dhuruar këtij qyteti të bëhët një punë kolosale. Kur turisti shesh që nuk ka pastërti dhe vende të bukura ai largohet”, shprehen banorët.
Edhe pse koha është ngrohur dhe numri i turistëve sa vjen e shtohet Liqeni i Shkodrës, vijon të jetë i mbushur me mbeturina të shumta pergjatë gjithë bregut të tij. Madje, disa pjesë të liqenit shërbejnë edhe si vend-grumbullim mbetjesh.
[gallery]21640[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO