Maliqi akuza Agim Ismajli: U hyn në hak të burgosurve! I bëj thirrje Metës të ngrihemi kundër këtij regjimi! opozita e re e përdorur nga Rilindja (VIDEO)

TIRANË- Deputeti i opozitës  së re, Lefter Maliqi ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismajli, sipas së cilit po i trajton në mënyrë çnjerëzore të burgosurit, prandaj ato kanë nisur grevat e urisë.

Me një gjuhë të ashpër, Maliqi ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, ku sulmet i ka pasur të gjithanshme, edhe për opozitën jashtparlamentare dhe atë të re.

Për këtë të fundit thotë se është përdorur nga Rilindja, ndërsa për PD-LSI nuk është dakord me reagimin e tyre të qetë pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

"Sistemi i burgjeve që mbahet e fshehtë, vazhdon greva e urisë në Shkodër, Rrogozhinë, Peqin dhe 313. një nga kërkesat e tyre është shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ca po ndodh me burgjet, era krim, era korrupsion, i vetmi sistem që s'ka lidhje me PD, por me lidhje me krimin. 270 janë komanduar, çfarë dosjes, çfarë kasetash ka.  Shkoni te 313, drejtor Burgu është nën komisar me gradën minimale, që nuk lejohet, ku drejton shefin e policisë që është komisar. Aktet korruptive në Burgje janë shumë të mëdha, kështu siç është ky drejtor, rilindasit kanë vendosur në krye të gjithë sistemin, njerëz që s'kanë lidhje me PS, jo më kot socialistët janë të zhgënjyer, do të ndodhë një Kirgistan i dytë, jam kundër qëndrimeve të buta të opozitës, ka frikë nga koalicioni, nga votat e popullit, Enveri i Rilindjes. Të gjithë në prill do ikin në kosh plehrash. Opozita e re të përdorura nga ky sekt i rilindjes, i bëj thirrje Metës që të ngrihemi në këmbë kundër këtij regjimi. Kjo është një mafie në krye të shtetit, janë shkatërruar njerëzit duke ndenjur në çadra", tha Maliqi.  

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 08/10/2020 11:53

    E nxorren koken plehrat se kush e organizon greven ne burg me shpresen qe te kthehet ne revolte. Jo me kot takohet Meta me horrat qe OFL u kerkon llogari per pasurine.

    Përgjigju
  • TA RRRAS LALA: 08/10/2020 11:22

    Maliq kaka është deputet dhe ky hajdar po na tregon politikën. Kapterri me 8 klas shkoll po na del shum i holl për wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja