Policia e Mallakastrës  ka sekuestruar një sasi prej 3.7 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.

 Burime nga policia lokale bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Në pranga ka rënë Klemend Zeqaj, 33 vjeç, banues në fshatin Dukas, Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)