POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Mallakastër/ Nuk mbylli lojërat e fatit, nën hetim 26-vjeçari

Foto ilustruese

Pronari i një lokali në Mallakastër është vënë nën hetim nga policia pasi nuk kishte mbyllur lojërat e fatit. Sipas policisë ky rast u konstatua pas bashkëpunimit me qytetarët të cilët kishin denoncuar aktivitetin e paligjshëm.

Në subjektin e 26-vjeçarit me iniciale K.M., banues në Ballsh u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi ndërkohë që ai ishte vënë edhe më herët nën hetim për të njëjtën vepër penale.

Lexo edhe:

Materialet iu refreruan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, "Organizimi i lojrave të pa lejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojra të palejuara".

Policia po vijon kontrollet në të gjithë Qarkun Fier kundër aktivitetit të lojërave të fatit.

m.v./Shqiptarja.com
Komento