Malltezi: Ata që e këshillojnë Saliun të bëhet i ëmbël si mjaltë dhe socialistja e Beratit

Malltezi: Ata që e këshillojnë Saliun të bëhet i ëmbël si mjaltë dhe socialistja e Beratit

Alba Malltezi

Eshtë njerëzore që Sali Berisha të mos dorëzohet deri në fund. Është gjithashtu njerëzore që njeriu i kontrabandës së naftës ndaj Millosheviçit, i Piramidave, i ’97-s, i Gërdecit, i kioskave, i Universiteteve-kioska, i Drejtësisë-kioskë, i 21 janarit, i shtetit-familje, i gjithë Shqipërisë së shndërruar në një inceneritor në qiell të hapur, të vazhdojë të ketë ambicje deri në fund për t’u rikthyer në pushtet, por a është normale që kush e njeh, i di të gjitha këto plagë të rënda ende të hapura në vendin tonë të shtrenjtë, të bëjë të pamundurën, qoftë edhe duke propaganduar, që ai vërtetë të rikthehet në pushtet? Për inat, mospëlqim, urrejtje ndaj qeverisjes sot?

Një ish-këshilltar zyrtar i prapësive të tij, sot i shndërruar në analist, madje dhe në gjykues e moralist, i sugjeronte Saliut dhe të tijëve të bëhen të ëmbël si mjaltë. “Uthulla nuk mbledh miza, - bërtiste në një studio televizive ish-këshilltari apasionant, - mjalti, mjalti, mbledh miza, ndaj ju të gjithë duhet të bëheni mjaltë. Harroni urrejtjen me njëri-tjetrin! Harrojeni Lulin! Bashkohuni…”, predikonte ai.

Një socialiste anonime e Beratit u anatemua për shumë më pak kur nga mesi i turmës u kërkoi të sajëve, që “të bëhej ç’të bëhej, pa ujë e pa bukë të qëndronin, vetëm ata të ishin bashkë”. Në fund të fundit, gruaja ishte një militante që thërriste nga vendi që i takonte, lirinë e mendimit të saj.

Kush sot konsideron shqiptarët miza dhe Sali Berishën si mjalti që do të na mbledhë të shumtë përreth, është i infektuar nga një antishqiptarizëm nga më të shëmtuarit që në këto anë ndonjëherë janë parë. Jo vetëm që konsiderojnë blasfemike shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kandidatin për kryeministër që e ofrojnë pa të keq në çdo tavolinë mbrëmjeje televizive, por sikur kanë mbërritur nga Marsi në Tiranë, papritur kërkojnë prova nga amerikanët për të parë të gjitha bëmat që Sali Berisha me të tijët i ka bërë haptazi në Shqipërinë mbarë.

Eshtë mëse ligjitime që Sali Berisha, i ndëshkuar deri tani vetëm si shpifës (në gjyq me Carlo Bollinon) nga një gjykatë shqiptare, të synojë të rikthehet në pushtet me gjithë gurin e Sizifit mbrujtur me korrupsion dhe cënim të drejtësisë, që SHBA-të ia kanë vënë në kurriz, por që këtë damkë, këtë gur të rëndë, ish-këshilltarë, këshilltarë, apo ithtarë të tij ta barazojnë me një pendë të bardhë, e duke krahasuar atë me mjaltë dhe shqiptarin me një mizë, kjo as nuk ishte dëgjuar e as nuk ishte parë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 11/10/2022 16:01

    Kosovaret thone:Kakureku nuk ka sheqer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse shkalloi Ilir Meta?

Pse shkalloi Ilir Meta?