Mamurras, merr flakë makina
në servis, plagoset mekaniku

Mamurras, merr flakë makina<br />në servis, plagoset mekaniku
MAMURRAS- Një automjet është përfshire nga zjarri pranë një pike servisi në Fushe-Mamarrus, për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës.
  
Nga zjarri pësoi djegie në trup mekaniku i servisit 45-vjeçari Ardian Disha. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa mjeti tip "BENZ" ishte duke u riparuar brenda servisit. Zjarri u shfaq tek impianti i gazit në pjesën e bagazhit të automjetit në kohen kur mekaniku ishte duke riparuar një defekt që kishte pësuar sistemi i gazit.
 
Pas ndërhyrjes së zjarrfikëseve në vendngjarje mbërritën dhe oficeret e policisë të cilët nisen hetimet ku nga të dhënat e para bëhet e ditur se zjarri ishte aksidental.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça!  Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi