TIRANË- Gjendja e pacientëve shtatë pacientëve me koronavirus në spitalin e Infektivit në QSUT është e stabilizuar, ndërsa njëri prej tyre, është në "gjendje të mesme", siç u shpreh Shefja e Shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo. Në një komunikim me video me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, mjekët që janë në vijën e parë të frontit "të luftës" ndaj koronavirusit kanë një kërkesë për qytetarët, të kenë besim tek puna e tyre, duke iu siguruar që po bëjnë më të mirë.
Manastirliu: Si është gjendja e të sëmurëve?
Doktoresha: 8 të sëmurët janë në gjendje më të sëmurë, një në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës. Disa prej tyre janë të veshur, disa për arsye të mos shkeljes së rregullit jemi gjysmë të veshur.
Manastirliu: Do doja të isha aty me ju. Mendjen e kemi aty. po jemi duke ju ndjekur në distancë.
Doktoresha: Kini besim tek puna jonë.
Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vlerësimet dhe mirënjohjet ndaj këtyre heronjve të gjallë.
"Mirënjohja s’ka fund për heronjtë e spitalit infektiv, që jo vetëm po bëjnë betejën e jetës së tyre nën atë çati, por po tregojnë një aftësi të admirueshme profesionale në çdo aspekt. Krenar për Ogertën që po udhëheq me përkushtim të madh, qartësi e vendosmëri mbresëlënëse në një front, ku çdo orë është një sfidë më vete dhe ku fundi i tunelit është ende larg. Me këta njerëz jini të bindur se Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme", shkruan Rama.
Do doja te isha aty me ju po sma ma sumatricja. Mos dil me o gjo e shpifur e dim sa ta ndjen ty ... Ti qe e kishe nen kontroll
Përgjigju