Pas konsultimeve të vazhdueshme me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Rektori i Univeristetit të Mjekësisë, dekanët e tre fakulteteve nënshkruan marrëveshjen për angazhimin konkret të institucioneve për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, punësimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në kërkimin shkencor.
“Invesimet në spitale do të kenë kritere të forta, që të krijojnë hapësira për mësimdhenien”, tha Ministrja Manastriliu në fjalën e saj pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Duke theksuar se marrëveshja nuk është e shkruar në gur dhe mund të jetë subjekt i ndryshimeve nëse do të ketë nevojë për përmirësime, Manastirliu u shpreh se të gjitha të dhënat që ka Ministria do të vendosen në dispozicion të Universitit të Mjekësisë për kërkimet shkencore që universiteti do të bëjë, njëkohësisht duke rishikuar buxhetin për të mbështetur projekte të ndryshme sipas nevojave të universitetit.
“Studentët do të jenë pjesë aktive e kërkimit shkencor, duke u përfshirë në projektet e institucioneve tona si ndihmës në kërkimin shkencor për hartimin e raporteve të treguesve shëndetësorë”, tha Manastirliu.
Duke theksuar mbështetjen për studentët ekselentë, Manastirliu tha se çdo student elselet futet në procedurat e konkurimit për t’u punësuar me 10 pikë bonus, ndërsa administrata i ka dyert e hapura për ta në çdo pozicion.
Marrëveshja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Universitetit të Mjekësisë do të monitorohet nga vetë studentët, që do e ndjekin në mënyrë periodike zbatimin e saj dhe do të vendosin në një plan veprimi specifik, me data dhe veprime konkrete.
Marrëveshja vjen në kuadë të Paktit për Universitetin i shpallur nga Kryeministri Edi Rama dhe përcakton rolin e të gjitha ministrive për realizim e kërkesave të studentëve.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.7%
-
Jo
50.3%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 8596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor 2024, 12:03