Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi nga afër punimet për rindërtimin e pediatrisë të spitalit rajonal Durrës, e cila do t’u shërbejë rreth 55 mijë pacientëve në vit.
“Pediatria e Durrësit po investohet për t’u kthyer në një spital modern, falë investimit të qeverisë në vlerë 262 milion lekë. Një investim shumë i rëndësishëm për qytetin e Durrësit, por jo vetëm, edhe për turistet e shumtë që frekuentojnë plazhin gjatë sezonit turistik” – tha Manastirliu.
Duke u ndalur tek investimi për burimet njerëzore, Manastirliu, e cila u shoqërua gjatë vizitës në spital nga mjekët e rinj specialistë, u shpreh:
“7 mjekë specialistë i shtohen spitalit rajonal të Durrësit, për shërbime shumë të rëndësishme si Pediatria, Kirurgjia, Urgjenca, Kardiologjia, etj. Plotësojmë kështu shumë nga nevojat në spitalet tona rajonale me përfundimin e specializiemeve të 300 mjekëve specialist, mbi 160 prej të cilëve do të shërbejnë pikërisht në spitalet rajonale dhe bashkiake, duke filluar nga ky muaj”, tha Manasterliu.
E pyetur në lidhje me projektligjin për mbrojtjen nga produktet e duhanit, Manastirliu u shpreh se jemi në fazë konsultimesh me grupet e interesit, për projektligjin e ri.
“Synimi ynë është të forcojmë akoma më tej masat kundër duhanpirjes në ambientet publike, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme. Sepse për ne parësor është shëndeti i qytetarëve” – u përgjigj ministrja.
Manastirliu deklaroi se Shqipëria është renditur 7 vende më lart sipas raportit Bloomberg për përmirësimin e treguesve shëndetësore, ndaj edhe në bazë të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të vijojnë të forcohen masat për duhanpirjen në ambientet publike.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.5%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 1629
Lajme të tjera
-
Interpelancë në Kuvend/ Leskaj: Të përcaktohet minimumi jetik brenda 2023! Ministrja e Mirëqenies Sociale: Mbështetja e familjeve në nevojë është rritur
23 Mars, 11:32
-
Kuvend, debat për inceneratorët, Berisha: Ahmetaj i fajshëm, por Rama është koka e krimit! Balla: 'Katran me bojë' të përjashtoi kandidati yt nga fushata e Tiranës
23 Mars, 07:47
-
Manastirliu i dorëzon Kartën e Autonomisë Menaxheriale Spitalit Memorial Fier: Spitali do vetë-administrohet, rritje e cilësisë së shërbimit
10 Mars, 15:26
-
Punësohen 324 infermierë në dy muajt e parë të këtij viti, Ministrja e Shëndetësisë: Pas mjekëve specialistë, do të vijojmë rritjen e targetuar të pagave për personelin shëndetësor
9 Mars, 12:02
-
Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara
7 Mars, 21:19
-
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
6 Mars, 10:05
-
Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë dy njësi të lëvizshme për kujdesin dentar të fëmijëve
17 Shkurt, 17:24
-
Miratohen kriteret për autonominë spitalore, ministrja e Shëndetësisë: Pagesë për performancë dhe praktika dyfishe për mjekët
8 Shkurt, 15:43
-
Dita Botërore Kundër Kancerit, Manastirliu: Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit
4 Shkurt, 13:25
-
Spitali Rajonal i Vlorës me shërbime të fuqizuara dhe të modernizuara për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë: Urgjenca e re gati para sezonit turistik
31 Janar, 16:37
-
I jepet lamtumira e fundit mjekut endokrinolog Isuf Kalo! Kolegët ndajnë copëza kujtimesh me mjekun
27 Janar, 11:56
-
Fëmijët e dy policëve të vrarë status të veçantë nga shteti! Dajlan, Denada e Sonja pension deri 150% të pagës së prindit
24 Janar, 14:08