51 në total/ Manastirliu: 24 të infektuar me koronavirus te Infektivi, 3 në reanimacion

51 në total/ Manastirliu: 24 të infektuar me koronavirus te Infektivi, 3 në reanimacion

"Faleminderit për ftesën për të qenë prezente edhe pse në mënyrë virtuale për planin dhe masat. Ne jemi në javën e parë pas konfirmimit të rastit të parë, po bëhet një punë e madhe. Në total janë 563 testime dhe kemi 51 raste të konfirmuara pozitive. Te Infektivi, tani janë 24 të shtruar, 3 në reanimacion, vetëm një rezulton që të jetë i intubuar. Situata në vend paraqitet me raste të shtuara sikur shihet pas javës së parë kemi një rritje dhe do të vijojnë të identifikohen, një punë e madhe po bëhet në terren.

Po vijojmë me disa masa të rrepta, akti normativ dhe të gjitha masat janë të fokusuara drejt strategjisë që vendet po ndjekin dhe Shqipëria i ka marrë në kohën e duhur, në raport me kufizimin e përhapjes së infeksionit. Të gjitha testimet që realizohen ndjekin një rrugë që ka lidhje me udhëzimet e OBSH-së me shpalljen e pandemisë, Komiteti Teknik ka miratuar edhe përkufizimin kur merret monstrat. Në po vijojmë me testimet dhe strategji të tjera, plani është dinamik, do të vijojmë për të pasur një panoramë më të qartë të gjitha rasteve që do të konfirmohen dhe që duhet të marrin trajtim' tha ministrja Manastirliu.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Manastirliu te '5 Pyetjet': Gati laboratori i dytë, kemi shumë tamponë, 200 respiratorë, 9 mijë shtretër, asistencë për të moshuarit


  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)