Manastirliu dhe Huber: Investimi më i mirë, fuqizimi i burimeve njerëzore

Manastirliu dhe Huber: Investimi më i mirë, fuqizimi i burimeve njerëzore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Tiranë, 23 Mars- 30 menaxherët e parë shëndetësorë do të diplomohen këtë vit falë programit të parë të masterit profesional që kombinon njohuritë nga Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë, mbështetur nga Qeveria Zviceriane përmes projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Në ceremoninë e lancimit të masterit professional të menaxherëve të shëndetësisë merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, diplomatja zviceriane Ruth Huber, drejtore e Bashkepunimit me Europen Lindore në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, drejtues të universiteteve, studentët e programit, etj.

 

“Nuk duhet fshehur se menaxherët në shëndetësi kanë qenë një pikë e dobët e sistemit. Ndaj ky program i parë i menaxhimit shëndetësor, një program innovator që nuk ekzistonte në universitetet publike në Shqipëri deri para vitit 2017, patjetër që do të kontribuojë në rritje e kapaciteteve të burimeve njerëzore, duke nxjerë brezin e parë të menaxherëve të shëndetësisë, kaq shumë të nevojshëm për vënien në zbatim të politikave tona për fuqizimin e shërbimit shëndetësor në vend”,

 ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 

Deri më sot, ka patur ose menaxherë që dilnin nga fakulteti i ekonomikë ose profesionistë të shëndetësisë, por asnjëherë më parë programe të mirëfillta që të përfshijnë dy universitetet e Tiranës.

 

“Të gjitha përpjekjet e deritanishme nuk kanë prodhuar menaxherë të mirëfilltë shëndetësore nga institucionet tona publike, ndaj është me rëndësi të ndalemi në këtë moment – ku bashkimi i forcave mes universiteteve të ndryshme, vullneti i institucioneve tona dhe mbështetja e projektit Health for All, bënë të mundur të nisin rrugën e çmuar të dijes menaxherët e parë në shëndetësi.”

ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 

Ambasadorja Huber në fjalën e saj theksoi se Zvicra është shumë e nderuar të mbështesë iniciativa të tilla që kontribuojnë në fuqizimin e burimeve njerëzore.

“Ky është hapi i parë në drejtimin e duhur, që do të rrisë kapacitetet e burimeve njerëzore dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri”, 

Ruth Huber, drejtore e Bashkepunimit me Europen Lindore në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës

 

Rektori i Universitetit të Mjekësisë prof. Arben Gjata dhe decani i Fakultetit Ekonomik prof. Dhori Kule, duke vlerësuar këtë bashkëpunim të parë, shprehen angazhimin e tyre për të përmbushur me sukses këtë program për studentët nga Shqipëria dhe Kosova, përmes lektorëve më të mirë të dy universiteteve.

Ministrja Manastirliu garantoi mbështetjen maksimale për këta studentë, jo vetëm për praktikat e punës në institucionet shëndetësore por edhe për tu punësuar nesër, sipas procedurave transparente në drejtim të strukturave shëndetësore në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore