Manastirliu drejton Forumin Rajonal në Gjenevë: Angazhim për reformat për Zhvillimin e Qëndrueshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu drejtoi Forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën, i cili zhvilloi punimet në Gjenevë të Zvicrës. 

Në këtë Forum, ku merrnin pjesë 850 përfaqësues të lartë nga 50 shtete, u diskutuan arritjet në Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm, si një platformë gjithëpërfshirëse, e cila ka në fokus zhvillimin global në kuadër të Agjendës 2030.

Shqipëria udhëhoqi Forumin Rajonal, nën drejtimin e Ministres Manastirliu, e cila prezantoi arritjet e Qeverisë shqiptare në fusha të rëndësishme, si, në drejtësi, shëndetësi, punësim, arsim dhe në fuqizimin e gruas në shoqëri. 

“Reformat që kemi ndërmarrë shkojnë jo vetëm në linjë me objektivat e zhvillimit të qendrueshëm por gjithashtu dhe me Aghendën 2030 dhe prioritetet për integrimin europian të Shqipërisë”, tha Manastirliu. 

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj ndau përvojën e vendit tonë lidhur me Rishikimin Vullnetar Kombëtar (VNR), ku theksoi angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare në drejtimin e procesit të reformave, të qasjes gjithëpërfshirëse dhe të bashkëpunimit në nivel rajonal, për të siguruar suksesin e Agjendës 2030.

Gjatë ditëve të zhvillimit të Forumit Rajonal në Gjenevë, Ministrja Manastirliu pati takime bilateriale me personalitete të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë takimit me znj. Kate Gilmore,  zv. Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut, u diskutua mbi angazhimin e vendit tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve. Znj. Gilmore vlerësoi miratimin e ligjit kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri si dhe hapat e marrë nga Qeveria shqiptare në kuadër të të drejtave të minoriteteve dhe veçanërisht për grupet vunerabël, si komuniteti Rom dhe Egjiptian.

Ndërsa gjatë takimit me znj.Olga Algayerova, Zv.Seketare e Përgjithshme e UNECE, u vlerësua roli i Qeverisë shqiptare në avancimin e reformave për uljen e pabarazive dhe mbështetjen e grupeve vulnerabël, si parakush për zhvillimin e qëndrueshëm.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025