Manastirliu te spitali COVID-3: Do të jetë për pacientët drejt shërimit, plan për rihapjen e konsultave

Po punojmë për të zgjeruar kapacitetet dhe kemi filluar punën për të përshtatur ish-shërbimet e kirurgjive në një spital, i cili do të shërbejë për të sëmurët me Covid-19, për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes”. Gjatë një inspektimi në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve.

Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”, tha Manastrliu.

Duke theksuar se Komitet Teknik i Ekspertëve kishte përcaktuar në skenarët e parashikuar ish-kirurgjitë si spital Covid 3, Manastirlu tha se është duke u përgatitur plani i masave të përgatitjes së sistemit shëndetësor për fazën e hapjes.

Ne jemi duke përgatitur planin e masave, i cili është i fokusuar në tre drejtime kryesore. Ka të bëjë me testimet, ka të bëjë me kapacitetet spitalore dhe ka të bëjë gjithashtu me gjithë aspektin monitorues përsa i përket atyre të cilët janë të infektuar me Covid19, apo edhe rasteve asimptomatike që duhen mbajtur nën kontroll, për të mundësuar shkëputjen e zinxhirit të infeksionit ashtu siç parashikojnë edhe kriteret epidemiologjikë”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në QSUT, Manastirliu tha se po planifikohet rihapja e butë e sistemit shëndetësor për vizitat, konsultat dhe ndërhyrjet operatore, në mënyrë graduale.

Po tregohemi shumë të kujdesshëm, për të bërë rihapjen e butë dhe të sistemit shëndetësor përsa i përket planifikimeve, përsa i përket konsultave ambulatore, përsa i përket sistemit të vizitave që qytetarët sidomos ato që janë me sëmundje kronike duhet të kryejnë në sistemin tonë, qoftë në atë parësor edhe në atë spitalor. Ndaj jemi duke punuar për të krijuar një kalendar të hapjes sipas disa niveleve të sistemit shëndetësor duke filluar sigurisht nga struktura bazë që është kujdesi parësor dhe duke vijuar edhe në spitale”, u shpreh Manastirliu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armageddon: 25/04/2020 14:44

    Te lirohen te gjitha,Coronavirusi ekziston vetem neper media dhe neper qeverite e Botes

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 25/04/2020 14:16

    Suksese znj ministre,per gjithçka qe ke arritur, veçanerisht per grazhdin qe molloisur piperkes se pellumbit te leshelise te gjiri lalzit.....

    Përgjigju
  • Mjeku popullor: 25/04/2020 14:10

    Coronavirusi sulmon atehere kur nuk e pret prandaj derisa pandemia te zhduket nuk ka zona te ndara eshte gabim shume i madh qe liron disa qytete sepse nje i infektuar te ndodhet shkakton nje tragjedi te madhe.

    Përgjigju
  • Spiropali: 25/04/2020 14:07

    Manastirliu po ngjan gjithmone e me shume me teto ollgen, modeling ikonit I gruas komuniste, e shkrire me masat, we tani ne versionin e ri te Ollga manastirliut i ka vene gjoksin Covidit dhe nuk e le we te prek popullin qe e duan aq shume duke e grabitur ne tendera sekret , qe te mos i marr vesh Covidi.. Qe ne sy duket modeli i nje inteigante te bindur we stervitet cdo e dite per oratori propagandistike trushpelarese ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua

Shehaj mban të bllokuar Foltoren, s'lë të Tabakun të flasë! Deputeti në Facebook: Unë të kam mbrojtur, duhet të ishe në krah me mua