Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të rehabilituar në Njësinë 9: 90% e qytetarëve e kryen kontrollin mjekësor bazë
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në njësinë 9
Referimi elektronik, përgjysmohet koha e pritjes për një vizitë të specializuar. “428 mijë qytetarë ose mbi 90% e qytetarëve të targetuar për kontrollin mjekësor bazë e kanë kryer Check up në vitin 2018 në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin”.
Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në Tiranë, e cila ka përfunduar rehabilitimin e plotë, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. “Check-up për ne është pikë referimi. Na ka ndihmuar shumë, sepse kemi zbuluar diagnoza që qytetari as që nuk e dinte që i kishte, sidomos sa i takon sëmundjeve kardio-vaskulare”, u shpreh dr. Leonidha Pepo, kardiolog në qendrën shëndetësore nr. 4, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit së Ministrisë së Shëndetësisë.
Duke theksuar rëndësinë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore për krijimin e kushteve më të mira të punës për mjekët dhe infermierët dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, Manastirliu u shpreh: “Jo vetëm infrastruktura është e rëndësishme, ndaj me programet e shëndetësisë elektronike, si receta elektronike dhe referimi elektronik, këtë vit përgjysmuam kohën e pritjes për një vizitë të specializuar”, tha Manastirliu. Gjatë takimit me stafin mjekësor të qendrës shëndetësore nr. 4 në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është edhe deputete e zonës, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se sistemi shëndetësor në vend ka nevojë për tu riorganizuar, bazuar në ndryshimet demografike, profilet e sëmundshmërisë, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.
Investimi i kryer në qendrën shëndetësore nr. 4, një prej 80 qendrave të rehabilituara me buxhetin e shtetit si pjesa e parë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, i shërben 65 mijë banorëve të qytetit të Tiranës.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21