Manastirliu: Javës tjetër fillon testimi i ri serologjik për mjekët

Manastirliu: Javës tjetër fillon testimi i ri serologjik për mjekët

“Jemi duke përgatitur një testim për antitrupat të fokusuar për mjekët, një testim serologjik”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu, tha se ky testim do të fillojë javës tjetër dhe do të kryhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Ky testim do të shtrihet në grupet e riskuara që janë mjekët, që janë policët dhe personat që e kanë kaluar, apo po e kalojnë këtë sëmundje. Është një test që do të kryhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Testet janë blerë, struktura është ngritur. Instituti i Shëndetit Publik dhe QSUT po punojnë për të elaboruar këtë testim. Çdo gjë është gati për të filluar javës tjetër” tha Manastirliu në Top Channel.

Duke ritheksuar se mbrojtja e personelit shëndetësor është prioritet, Manastirliu tha se janë kryer më shumë se 740 testime në personel shëndetësor, nga të cilët 52 kanë rezultuar pozitivë, kryesisht asimptomatikë, dhe janë 36 personel shëndetësor të shëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Isufi: 16/04/2020 00:57

    Te behet ky testim per te gjithe popullin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi! Rama donte të rrëzonte Kurtin

Berisha: Deklarata e SHBA e shkruar nga dora e Yuri Kim, 5 Nëntori ua dha përgjigjen! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi! Rama donte të rrëzonte Kurtin