Një tjetër qendër shëndetësore në kujdesin parësor është rehabilituar me fondet e buxhetit të shtetit, duke siguruar shërbim cilësor për 39 mijë banorë të Njësive Administrative 3 dhe 4, në periferi të Tiranës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pa nga afër këtë investim, ku deklaroi se investimet afër komunitetit do të vazhdojnë për të garantuar mbulimin shëndetësor universal.
“Investojmë në zemër të komunitetit, për të garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë” – deklaroi ministrja.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të ketë për herë të parë një ndërthurje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.
“Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”, tha Manastirliu.
Për vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore vetëm në bashkinë e Tiranës u rehabilituan 15 qendra shëndetësore. Për vitin 2019 do të investohen për rehabilitimin dhe mobilimin me pajisje të reja mjekësore për 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë Shqipërinë, nga ku do të përfitojnë rreth 450 mijë qytetarë.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
45.9%
-
Jo
50%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 8687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor 2024, 12:03