Manastirliu: Kur s'ruani distancën, kot i duartrokisni mjekët! Mos u krahasoni me vendet e tjera e të thoni 'shpëtuam'

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, OgertaManastirliu u është drejtuar sërish me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e marra, mbi të gjitha distancimin social, në të kundrën është e kot të duartrokasin mjekët nga ballkonet apo në rrjetet sociale.

Ajo ka një kërkesë për qytetarët, që të mos bëjnë krahasimin me vendet e tjera ku shifrat janë alarmante, dhe të mendojnë se beteja ka mbaruar. Përkundrazi, thotë Manastiliu, kjo betejë e ka fundin shumë të largët që askush nuk e di. Arma e vetme e luftës është distancimi social, e për këtë arsye ministrja kërkon që të mos hidhet poshtë për të dalë fitimtarë nga kjo betejë.

"Tirana ka disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit. 333 të prekur nga COVID, 29 raste vetëm 24 orët e fundit falë punës së epidemiologëve. Falë masave të marra kemi një numër të prekurish dhe viktimash shumë herë më të vogël. I kemi kufizuar pasojat duke vepruar në kohë, falë mirëkuptimit të shumicës. Për fat të keq,  duke bërë krahasimin me vendet e tjera, mund të mendojnë se ia hodhëm kësaj lufte. E kundërta është e vërtetë. As nuk i jemi afruar fundit të kësaj lufte. Ky virus është i frikshëm. Mjafto të shikojmë, Italinë në Spanjë, në SHBA, që kishin lënë në dorë qytetarëve kanë bërë prapa kthehu, jemi në një epidemi liria jote përfundon aty ky shkel lirinë tjetrit, dhe në këtë rast po i rrezikoni jetën, Në tregje do vendoset korridori sanitar. Ky virus e ka një dobësi, ai nuk kërcen dot nëse ne ruajmë distancën. Ju ftoj të bëhemi të përgjegjshëm, të mbrojmë të afërmit tanë se virusi sëmur këdo. përballë këtij armiku nuk jemi të pambrojtur, ne kemi një armë të fortë, distancimin social. Kush e hedh poshtë, po hedh poshtë edhe punën e tyre, nuk vlen duartrokitja në ballkone apo mbështetja në rrjetet sociale. Të ndërgjegjësohemi, të zbatojmë higjienën, të respektojmë distancën dhe mbi të gjitha të bëjmë durim", tha Mastirliu.  

4 prilli ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve brenda 24 orëve. Sot janë konfirmuar 29 raste duke çuar në total numrin e të prekurve 333, e ndërsa ka pasur një bilanc negativ edhe sa i përket viktima. Ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se ditën e sotme ndërroi jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, duke çuar në total numrin e të infektuave në 18.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshatari: 04/04/2020 19:45

    Ministrja e shendetsise ma e mira ne bote dhe ma njerezorja qe nuk i vjen ma ketij kombi,zoti te rujt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë