Manastirliu nga Korça: Mbi 150 mijë të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në të gjithë vendin, mbërrijnë 7020 doza të Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në Korçë.

Ministrja shprehet se në qytetin e Korçës tashmë janë vaksinuar 16 mijë persona, ku 10 mijë prej tyre janë të moshuar. Ajo shtoi se tashmë janë vaksinuar 150 mijë të moshuar në të gjithë vendin dhe se gjithsej janë mbi 260 mijë që nga fillimi i procesit.

 “Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë dhe pjesa më e madhe janë të moshuar. Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që  gjithsej janë mbi 260 mijë vaksinime. Sot kemi planifikuar të vaksinojnë mbi 300 të moshuar dhe në qendrat shëndetësore vijon i njëjti proces. Dje kanë mbërritur 7020 doza të Pfizer, ndërsa përgjatë fundit të prillit dhe majit vijon kontrata me Pfizer për dozat e shpërndara”, tha Manastirliu.

Gjatë ndjekjes së procesit të vaksinimit në Korçë, ajo tha gjithashtu se të gjithë të moshuarit njoftohen nga mjekët e familjes sipas kalendarit lidhur me ditën e vaksinimit, pasi është krijuar një procedurë për të gjithë 70+ të cilët mund të vaksinohet duke praqitur kartën ID.

Ajo shtoi se portali e-Albania është në dispozicion të atyre që kërkojnë të vaksinohen.

 

 


Lajmi kryesor:

‘Më shumë se 200 mijë vaksinime’, Rama: Nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm COVID-19


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë