Manastirliu: Pagesa të diferencuara dhe më shumë shërbime për fëmijët autikë

Manastirliu: Pagesa të diferencuara dhe më shumë shërbime për fëmijët autikë

 “Fëmijët me çrregullime të spektrit autik do të kenë pagesa të diferencuara të pagesës së kempit, në bazë të shkallës së dëmtimit mjekësor si dhe do të zgjerohen shërbimet sociale në territor”. 
Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi Qendrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, ku trajtohen fëmijë me aftësi të kufizuar, mes tyre edhe fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

“Reforma që kemi ndërmarrë për vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuar, ku përfshihen edhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik, e cila ka nisur të pilotohet në Tiranë, do të na japë mundësi për të mbështetur më shumë në pagesa ato kategori të cilat janë në gjendje më të rëndë, duke bërë një diferencim me ato kategori që janë me problematika më të lehta dhe që mund të trajtohen përveç ndihmës në cash edhe me shërbime sociale”, u shpreh Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se do të shtohen shërbimet në territor me Fondin Social, që vihet në dispozicion të çdo Bashkie.

“Për të gjitha ato Bashki ku këto shërbime mungojnë, apo janë të pamjaftueshme, me Fondin Social të miratuar së fundmi, do të mbështeten Bashkitë të ngrenë shërbime të reja apo të zgjerojmë gamën e shërbimeve që ofrojnë, përfshirë këtu edhe ofrimin e shërbimeve rehabilituese dhe integruese për fëmijë me çrregullime të spektrit autik dhe aftësi të kufizuar”, tha Manastirliu.  

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se lehtësimi i procedurave për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, ka ndikuar drejtpërdrejt në eleminimin e burokracive.
“Lehtësuam procedurat për pagesat e KMCAP për fëmijët me autizëm dhe kujdestarët e tyre. Sot personi me aftësi të kufizuar nuk paraqitet më në komision, pasi vlerësohet vetëm dokumentacioni që përmban dosja e tij. Për personat me autizëm nuk ka më rikomisionim të përvitshëm dhe kjo është një lehtësi e madhe për qindra prindër që çdo vit bashkë me fëmijët e tyre, që edhe ata duhet të paraqiteshin në komisione, kalonin një kalvar të vërtetë mundimesh”, tha Manastirliu. 

Reforma e nisur për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, ku përfshihen edhe fëmijët autikë, vlerëson jo vetëm nevojat mjekësore por edhe kontekstin social të individit. Do të ketë përshkallëzim të masës së përfitimit, në varësi të nivelit të dëmtimit mjekësor, si dhe diferencim në masën e përfitimit për fëmijët dhe të rriturit. Kjo reformë orientohet drejt shërbimeve konkrete dhe jo thjesht drejt përfitimit të pagesës në cash (KMCAP). 

Aktualisht fëmijët me çrregullime të spektrit autik trajtohen në 6 qendrat rezidenciale dhe 2 qendrat ditore publike në Shqipëri. 

Nga të dhënat në rang kombëtar, gjatë viteve të fundit vihet re një rritje e numrit të fëmijëve që trajtohen pranë qendrave komunitare të shëndetit mendor (rreth 942 fëmijë trajtohen në këto qendra në Tiranë). Pjesa më e madhe vijnë me rekomandim të konsultorit të lagjes, një tregues ky që flet për rritjen e ndërgjegjësimit për çrregullimet e spektrit autik.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar

Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale, policia apel shoferëve: Qarkulloni me shpejtësi të reduktuar