“Që nga drejtori te specialisti, administrata publike do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të ketë imunitet për asnjë zyrtar që sorollat qytetarët për të marrë shërbimin që u takon”.
Nga Peza ku u ndal në takimet që po zhvillon në kuadër të turit të llogaridhënies publike, Ministrja Manastirliu ftoi qytetarët të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, sepse aty do të gjejnë përgjigje për shqetësimet e tyre.
Çdo ditë jemi sy e veshë nga kërkesat e qytetarëve sepse kemi marrë një angazhim: Të qeverisim me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ndaj ju ftoj të shkruani në platformën e bashkëqeverisjes sepse brenda 10 ditëve shqetësimi juaj do të adresohet për zgjidhje
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu
Në takimin ku merrnin pjesë edhe deputetët Gjylameti e Pëllumbi, kryetari i Bashkisë Veliaj dhe përfaqësues të pushtetit vendor, banorët ngritën problemin e legalizimeve, rrugës nacionale, qendrës shëndetësore, etj.
Sigurisht që nuk jemi aty ku duhet dhe ne e dimë se kemi ende shumë për të bërë për përmirësimin e shërbimeve publike por dua të ndaj me ju një lajm të mirë e të shumëpritur për banorët e Pezës. Nisim këtë vit investimin për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e qendrës shëndetësore Pezë e Madhe. Si kjo qendër rikonstruktojmë 80 qendra shëndetësore nga veriu në jug
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu
-
Jeni nje nga ministret qe po punoni me shume dhe qe fale jush do mund te ndryshohen dhe permiresohen institucione dhe administrata qe i kane marre frymen ketij vendi.
Përgjigju -
Rehabilitimi i plote i qendres shendetesore Peze e Madhe eshte nje lajm i shumepritur dhe qe do shpetoje nje komunitet te plote. Urime per punet e mira qe po beni
Përgjigju -
Ky po qe eshte nje lajm shume i mire dhe i rendesishem dhe qe na sherben pafund, faleminderit dhe ju uroj me te mirat
Përgjigju -
Puna e palodhur dhe e pashtershme qe po beni po i jep nje hap te madh shendetesise ne gjithe Shqiperine. Ju pershendes dhe pune sa me te mbare
Përgjigju -
Ju lumte zonja ministre, kjo do ndihmoje shume qytetaret qe te mos sorollaten kot dhe ne fund mos te marrin pergjigje
Përgjigju










Komente
Komento