TIRANË - Ditën e hënë (7 dhjetor) do të nisë testimi i shpejtë per të zbuluar COVID, në Tiranë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila njoftoi se janë siguruar 100 mijë teste të shpejta. Prej datës 20 dhjetor testimi i shpejtë do të jetë i disponueshëm në të gjithë njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në vend.
"Kemi dyfishuar kapacitetet e shtretërve në spitale, kemi 550 shtretër në 4 spitalet COVID. Kemi fuqizuar spitalet me mjete spitalore. Sistemi ynë shëndetësor në spitalet COVID dhe ato rajonale kemi 483 respiratorë. Kemi siguruar terapitë e trajtimit me medikamente. Kemi garantuar barnat falas për pacientët që do të trajtohen në banesa. Kjo mbështetje ka nisur prej muajit nëntor. Përmes mjekut të familjes qytetarët përfitojnë barnat falas. Jemi angazhuar në disa drejtime për të patur vaksinat antiCOVID që do ta bëjmë falas. Ashtu sikurse e kemi thënë, në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore.
Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh. Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë. Tesi i shpejtë i anti genit është vendosur në funskion të testimet, rritjes së kapacitevem në funskion të nderporjes së zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe sigurinë" - tha Manastirliu.
Profesoreshë Silva Bino e ISHP shpjegoi se testi i shpejtë i antigenit ka një efikasitet gati 100% por duhet të kryhet brenda 5 ditëve të para të sëmundjes.
Për teste e shpejta ka nisur dhe trajnimi i ekipeve të terrenit për përdorimin por dhe si efikasitet testimi.
Ministrja Manstirliu bëri gjithashtu të ditur se vendi ynë do të ketë edhe 300 mijë teste të tjera. Sa i përket vaksinës anti-COVID ajo tha se jemi në proces negocimi me disa vende dhe se do ta sigurojmë vaksinën në kohë.
Ministrja Manastirliu deklaroi se Shqipëria synon që të marrë dhe 300 mijë teste të shpejta që do të ndihmojnë në evidentimin e rasteve me COVID.
Ajo tha se ato nuk do të zëvendësojnë testimet aktuale por do të ketë një kombinim në përdorim.
"Qeveria shqiptare që në krye të herës është angazhuar në disa drejtime për të pasur akses në vaksinën efektive. Aktualisht kemi realizuar disa hapa. Hapi kryesor është angazhimi financiar me COVAX. Është bërë parapagimi në vlerën 3.9 mln dollarë. Është një proces negocimi me shumë kompani që janë duke ofertuar për sa i përket procesit të vaksinave. Jemi duke vlerësuar në disa drejtime, qoftë me shtete të BE dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ta mundësinë për të bërë të disponueshme. Kemi siguruar në fazën e parë 100 mijë teste. Jemi në procedurë për të siguruar 300 mijë teste në vijim. Nuk do ketë vetëm testime të shpejta të antigenit por ndërthurje me testimet aktuale" - tha Manastirliu.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino, u shpreh sot testi i shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.
Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese.
Ajo ç'ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale.
Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA", tha Bino.
Testet ndihmojne per te zbuluar rastet pozitive por...,problemi eshte se,personat pozitiv nuk izolohen,shume jan te pandergjegjshem dhe dalin.Nuk kan asnji vlere testet neqoftese populli nuk ndergjegjesohet per respektuar rregullat e pandemise.
PërgjigjuVej karantinen o zhulse ate bej bota ka nxjer vaksina ti llap per Teste
PërgjigjuEdhe 100 milion keni ju te njejten gje qe ju thote prijesi do beni... Kurse leket e temderave e dini vete ju, vazhdoni nxirrni nga 600-700 raste ne dite se ne nuk kemi njerez e te aferm qe te shikojme se cfare behet. Ketu jemi infektuar te gjithe ju nxirrni 700 raste ne dite, jeni bere qesharake sinqerisht mos dilni me me mire dhe jeni ok.
PërgjigjuKeshtu eshte gjithe andej. Beni te gjithe si te mencur. Shume raste pozitive me pak apo fare simptoma, kalohen ne shtepi e nuk hyjne neper statistika. Me shume mundesi edhe vdekjet. Ndaj boll me llogje dhe zbatoni rregullat edhe kur nuk ixu pelqejne.