Kanë qenë padyshim javë të lodhshme ato që kaluam për politikanët, ku pas angazhimit në fushatë ishte edhe ankthi i rezultatit të zgjedhjeve. E tanimë që gjithçka mori fundi, duket se disa ditë relaksi nuk do t'i bënin keq askujt.
Pikërisht këtë gjë ka bërë edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila është 'shkëputur' këtë fundjavë nga politika duke iu dedikuar familjes. Në Facebook ajo ka postuar një foto ku shfaqet me dy vajzat dhe bashkëshortin në krah, teksa shijojnë këtë të shtunë sëbashku në natyrë.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit, Manastirliu, e cila ka qenë e 4 në listën e kandidatëve të PS në Tiranë, siguroi mandatin e deputetes ndërsa arriti të merrte edhe 9115 vota preferenciale.
Famiglie e bukur. Paci lumturi.
Përgjigju