Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të modernizimit të urgjencës kombëtare, ka prezantuar 100 autoambulanca me mjete të reja jetëshpëtuese. Në fjalën e saj, Manastirliu deklaroi se në 6 muajt e parë të këtij viti është rritur me 14% mbulimi i territorit me autoambulanca dhe se brenda vitit do të sigurohen edhe 32 të reja.
Prezantojmë sot një risi, 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, ndërsa shërbimi i urgjencës mjekësore tashmë ka uniforma të standartizuara. E kemi filluar nga Urgjenca e Tiranës dhe Njësia e Koordinimit, për të vijuar me Durrësin dhe me të gjithë Shqipërinë. Brenda vitit do të kemi 32 autoambulanca të reja, moderne, plotësisht të pajisura me mjetet jetëshpëtuese: defribilator, bombula oksigjeni, aspirator, etj- që padyshim do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët.
Ogerta Manastirliu
Gjatë aktivitetit, ministrja Manastirliu u ndal edhe tek koordinimi i shërbimit të urgjencës gjatë sezonit turistik.
Që prej hapjes së 26 qendrave shëndetësore verore 17,364 pushues kanë marrë shërbim mjekësor dhe 510 prej tyre e kanë marrë shërbimin me autoambulancë në zonat turistike nga një staf i kualifikuar.
Ogerta Manastirliu
Në fund, Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet do të vijojnë duke mos u përqëndruar vetëm në urgjencën paraspitalore por edhe në urgjencat e spitaleve në rretheve.
Bravo ju qoft, me kto arritje do na e kete zili dhe Gjermania :) Keni 20 qe thoni qe do e bani kete vend te lulzuar. E robtuat dhe spo leni gja pa vjedh. phu o mashtruesa
Përgjigju