Mandati i Olta Xhaçkës, Ina Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike! Sulmi ndaj KLSH i paprecedent

 

Në Kryesinë e Kuvendi u zhvillua ditën e sotme një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura. 

Deputetja e PD Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj ngriti si shqetësimin mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas saj, deputetes po i garantohet një mbrojtje politike.

“Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

Zhupa i ka quajtur të paprecedenta sulmet që janë bërë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.

"Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik", tha ajo.

Fjala e plotë:

1. Respekti ndaj pavarësisë së GJK, Kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik.

3. S’ka ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimmarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj.

4. Politizimi i administratës publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. S’ka asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.


Lajmi kryesor:

Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë