Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit

Manifaktura 230 mln euro humbje prej zhvlerësimit të kursit, BSH: Ky sektor duhet të ndryshojë modelin e biznesit

Zëvendësguvernatorja Luljeta Minxhozi

1731663235_jg.jpg

 

Industria fason ka humbur 230 milionë euro deri në fund të muajit shtator krahasuar me vjet vetëm si rezultat i zhvlerësimit të kursit të këmbimit. Por banka e Shqipërisë thotë se këto biznese duhet ta kishin planifikuar në planet e tyre të biznesit rrezikun e kursit të këmbimit.

Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha se është koha që këto subjekte të ndryshojnë modelin e tyre të të bërit biznes.

“Ato duhet ta konsiderojnë kursin e këmbimit si rrezik në planin e tyre të biznesit. Ne u kemi sugjeruar që të shikojnë drejt të ardhmes dhe të rishikojnë planet e tyre. Industria fason e ka nisur aktivitetin mbi krahun e lirë të punës, dhe rreziku nga mungesa e punësimi është më i madh se rreziku që ju vjen nga kursi i euros. Ato duhet të ndryshojnë modelin e biznesit”, tha Minxhozi.

Ndërsa drejtori Erald Themeli sqaroi se nëse Banka e Shqipërisë do të ndërhynte në kurs për ta stabilizuar në mënyrë që bizneset të fitonin më shumë, ekonomia do të dëmtohej pasi do të rriteshin interesat dhe inflacioni.

“Ne do të na duhej të kishim një normë bazë interesi në 10% nëse do të ndërhynim në kursin e këmbimit për ta stabilizuar atë që tu rrisnim fitimet bizneseve. Po ashtu po të ndërhynim në kurs do të kishim një inflacion 2 shifror ende dhe shumë larg objektivit tonë.  Zhvlerësimi ka ndikuar në rënien e borxhit, ka ulur çmimet e importit, bizneset kanë përfituar terma më të mira financimi pasi interesat kanë qenë të qëndrueshme”, tha Themeli.

Gjatë këtij 9 mujori biznesi fason ka shitur jashtë vendit 170 milionë euro më pak se vjet, dhe ka importuar nga jashtë 60 milionë euro më pak se në 2023.


Lajmi kryesor:

Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'


E.Gj/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore