Duke filluar nga 1 janari 2017,të gjitha veprimet në hipotekë jo vetëm që do kryhen me kartë identiteti, por për tu identifikuar qytetarët do përdorin dhe gjurmën e gishtit.
 
Kështu ka deklaruar ministri Manjani i cili tha se me këtë veprim do ti japin fund falsifikimit të dokumenteve hipotekore tek noteri.
 
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten pranë pikave ku kanë aplikuar për kartë identiteti dhe të aktivizojnë kartën elektronike dhe të kenë kodin e kësaj karte.
 
Pasi prej 1 janarit 2017 në hipotekë nuk mund të kryhet asnjë veprim nëse,nuk kanë aktivizuar kodin elektronik, pasi për çdo veprim tek noteri duhet të japin kodin dhe gjurmën e gishtit”-u shpreh ministri Manjani.
 



dy.b/shqiptarja.com