Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 26 viktima nga koronavirusi dhe 1,543 raste të reja, ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Rastet pozitive kanë rezultuar pas testimit të 4,667 mostrave. Shkalla e pozitivitetit nga testet e kryera është 33.01 për qind. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 8,470 dhe mbi 80 për qind e tyre janë persona që nuk ishin të vaksinuar.
Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre, apo 784 raste, janë regjistruar në Shkup.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur për infektimin e rreth 400 nxënësve apo 0.15 për qind nga rreth 250.000 fëmijë sa ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive, ka bërë të ditur se është duke planifikuar testimin e shpejtë të nxënësve nëpër shkolla që të ketë një pasqyrë mbi gjendjen epidemiologjike të nxënësve pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike.
Komisioni për Sëmundje Infektive i Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do ta ndryshojë protokollin e evidentimit të viktimave nga koronavirusi. Në Maqedoninë e Veriut vazhdon edhe procesi i imunizimit të popullatës, por ende nuk ka arritur në 50 për qind të popullsisë së përgjithshme. Deri sot me nga dy doza janë vaksinuar 865,000 persona nga popullsia dy milionëshe.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
7 Mars, 19:35
-
Elbasan, trafik armësh drejt Maqedonisë së Veriut dhe falsifikim dokumentesh, në pranga organizatori dhe dy bashkëpunëtorët
5 Mars, 11:30
-
Shkup, qeveria kërkon shkarkimin e kryeprokurorit
25 Shkurt, 20:06
-
Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë
15 Shkurt, 20:07
-
Përleshje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar
11 Shkurt, 13:07
-
'Kurti ndërhyri rreth gjuhës shqipe në RMV', Ali Ahmeti mesazh qytetarëve: Mos e lini Kosovën në të njëjtën pako me Rusinë dhe Bjellorusinë
8 Shkurt, 15:30
-
Pozita dhe opozita e Maqedonisë tryezë në Korçë, akuza qeverisë: Po lejon asimilimin e maqedonasve nga Bullgaria
8 Shkurt, 15:30
-
Maqedoni e Veriut, shqiptarët po përjashtohen nga institucionet kyçe të shtetit! Ali Ahmeti ngre alarmin: Rrezikohet struktura multietnike! Njoftuam BE, SHBA e Britaninë
7 Shkurt, 12:22
-
'A e dëgjuat Ramën e Spiropalin, ligji të mos preket', Ali Ahmeti reagon pas deklaratës së Albin Kurtit për gjuhën shqipe në RMV: Kërko falje (VIDEO)
6 Shkurt, 21:55
-
Shqipëria në vitin 2024 me numrin më të ulët në Ballkan të azilkërkuesve të huaj
4 Shkurt, 15:02
-
OJF-të në Shqipëri përfituan 189 milionë dollarë nga USAID për 4 vite! Grenell publikon shifrat, sa miliona dollarë morën organizatat në rajon
4 Shkurt, 14:20
-
EUROPOL aksion në Maqedoninë e Veriut, sekuestrohen mbi gjysmë milioni euro, 10 të arrestuar
3 Shkurt, 13:45