Maqedoni ; Në takimin e liderëve prezantohen propozimet e BDI-së, takimi i ri më 26 maj

Në takimin e dytë të liderëve , organizuar sot, janë shpalosur propozimet e BDI-së, ndërkohë që takimi i ardhshëm është caktuar për me 26 maj. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë ka treguar se është partia më serioze në Maqedoni.
Që në takimin e parë të liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni, BDI-ja kishte platformën që do të nxjerrë Maqedoninë nga kriza politike. Në takimin e sotëm janë prezantuar propozimet e BDI-së për formimin e grupeve të punës për gjetjen e zgjidhjeve për daljen nga kriza politike, por për ta nuk janë hapur bisedime", deklaruan pjesmarrësit.
Nga VMRO-DPMNE njoftojnë se do t'i shqyrtojnë propozimet e BDI-së. Për PDSH-në një pjesë e këtyre propozimeve janë të pranueshme. Pas takimit lideri i LSDM-së Zaev, dhe një deklaratë ku kumtoi se bisedat do të vazhdojnë më 26 maj, duke e pasur parasysh se nesër është caktuar takimi në Strasburg.
"Dakorduam një takim të ri më 26 maj në të njëjtën kohë. Në tryezë u vendos një propozim për tema për bisedë të BDI-së, por gjithsesi janë paralajmëruar edhe tema për biseda nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe PDSH-ja. Nuk kemi hapur kurrfarë bisedash por vetë temat, pasi që paraprakisht duhet të zgjidhen disa çështje të caktuara", tha Zaev. Sipas tij, duhet të shqyrtohet ajo se sa janë parimore propozimet, barazia e pjesëmarrjes së të gjithëve dhe garancia për zbatimin e gjithë asaj që do të dakordohet. "Me siguri nuk ka ndonjë hap nga takimi", vlerësoi Zaev.
E përsëriti kërkesën e LSDM-së për qeveri kalimtare. Paraprakisht nga partia brifuan se nuk do të hyjnë në biseda eventuale për qeveri kalimtare derisa kryeministri nuk jep dorëheqje. LSDM vlerëson se propozimi i BDI-së për formimin e grupeve të punës gjegjësisht është propozim i VMRO-DPMNE-së, ndërsa e mbështet edhe PDSH-ja.
Luan Tresi, shef i kabinetit të liderit të PDSH-së konfirmoi se ka pasur propozim në tryezë dhe se një pjesë e këtyre pikave janë të pranueshme për ta, por gjithashtu PDSH do t'i kumtojë propozimet e saj.
Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav morën pjesë edhe në këtë takim, por edhe kësaj radhe si vëzhgues.
/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së