/ATSH-MIA/ - Sot do të zgjidhet problemi me mallrat e bllokuara nga Shqipëria që duhet të hyjnë në Republikën e Maqedonisë, deklaroi ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri.
Ai tha se çështja e bllokimit të mallrave disa ditë në pikën kufitare është diskutuar në seancën e sotme të qeverisë, ku është konkluduar që raste të tilla të mos përsëriten dhe në pajtueshmëri me dispozitat ligjore të jepen lejet e nevojshme.
"Qeveria ka detyruar institucionet përkatëse që t'i rrisin kapacitet e tyre dhe të mos ketë vonesa në kryerjen e procedurave të nevojshme për hyrjen e mallrave në vendin tonë", tha Neziri.
Ai shtoi se ky rast nuk do t'i prekë marrëdhëniet e mira tregtare me Shqipërinë, por edhe kujton transportuesit se nëse ka bazë për ankesë, mund të kërkojnë kompensimin e humbjeve.
"Nëse ka devijime prej asaj që është parashikuar në ligj, ne që jemi anëtarë të qeverisë si përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim do e ndjekim çdo hap, dhe kuptohet se, nëse ka dëme të bëra gjatë këtyre kontrolleve, çdo importues apo kompani ka të drejtë të kërkojë kompensim për dëmet", theksoi Neziri.
Ai theksoi se një situatë e tillë nuk është krijuar qëllimisht, në mënyrë selektive pasi procedura është e njëjta për të gjithë.
Një gjë të tillë përsëriti edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Vanço Kostadinovski.
Ministri i Ekonomisë Neziri sot vizitoi transportuesit të mallrave nga Shqipëria, ku theksoi se nuk do të ketë pengesa në importin e mallrave nga Republika e Shqipërisë në Maqedoni
/Shqiptarja.com