/ATSH/ - Liderët e katër partive kryesore edhe në takimin e sotëm nuk kanë arritur asnjë marrëveshje, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.
"Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev deklaroi se sot nuk ishte arritur asnjë zhvillimim" shtoi agjencia e lajmeve INA.
"Nuk ka pasur asnjë zhvillim por, kemi rënë dakord për takimi e radhës më 26 maj. Ka pasur disa propozime për negociata, por ne nuk i kemi pranuar për shkak se i përmbahemi kërkesave tona", deklaroi Zaev.
Ai paralajmëroi se nesër në Parlamentin Evropian në Strasburg do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE dhe kryeministrin Nikola Gruevski.
Sipas tij, është i nevojshëm formimi i një qeverie kalimtare dhe rivendosja e sistemit normal të shtetit. Kjo qeverisje do të organizonte zgjedhje korrekte dhe demokratike.
Zaev nënvizoi se formimi i kësaj qeverie mund të jetë qeveri teknokratësh, ekspertësh apo qeveri politike.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski deklaroi se qëndrimet e tij do t`i shpaloste në mitingun e sotëm në Shkup.
BDI nuk është shprehur për median, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) përmes zëdhënësit të saj, Luan Tresi deklaroi se partia e tyre ka bërë disa propozime për tejkalimin e krizës politike.
"Kemi paraqitur një propozim në tryezë dhe një pjesë e tij është pranuar, por edhe ne kemi propozimet tona që do t'i shpalosim dhe shqyrtojmë. Këto çështje janë pjesë e debatit dhe pikave partiake të dala nga organet partiake", deklaroi Tresi.