Maqedoni, riformatohet qeveria, zëvendësohen 4 ministra

Qeveria Maqedonisë ka pësuar ndryshime. Janë zëvendësuar 4 ministra po aq zëvendës ministra. Kryeministri Zaev i tha parlamentit se ndryshimet synojnë kthimin e besimin tek institucionet dhe ambienti demokratik. Opozita maqedonase i quajti ndryshimet si riformatim pazaresh.

Kabineti qeverisë së Maqedonisë ka pësuar ndryshime. Koalicioni qeveritar zgjerohet me njërin krah të Lëvizjes “Besa”, me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romëve. Kjo ka bërë që në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev të hynë 4 ministra të rinj po aq edhe zëvendës ministra.

Ministrinë e Kulturës do ta drejtojë Asaf Ademi i Lëvizjes “Besa”, Bardhyl Dauti i PDSH-së është ministër i ri pa portofol, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social-Demokrate shkëmbejnë postet e ministrave të Drejtësisë dhe të Arsimit. Kryeministri Zaev dha shpjegime përpara parlamentit për këto ndryshime dhe deklaroi se: 

Kriza politike po lihet pas, duke hapur procese serioze reformash për ta kthyer besimin tek institucionet dhe ambienti demokratik.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Zaev theksoi se ministrat e rinj kanë kapacitetin e duhur për ta kryer detyrën e tyre me sukses. Këto ndryshime nuk janë mirëpritur nga opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE-e, cila kërkoi dorëheqjen e vet kryeministrit. Opozita deklaroi se Zaev po e çon vendin drejt greminës dhe “po shet interesat shtetërore të Maqedonisë”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë