SHKUP - Lideri i opozitës Maqedonase Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë bullgare “Fokus” ka deklaruar se do të publikojnë gjithçka që posedojnë për rastin “Monstra” kur u vranë katër fëmijë dhe një i rritur. Ai u shpreh se do të publikojnë të gjithë të vërtetën që ata posedojnë pa hezituar dhe pa fshehur asgjë.

“Ne premtuam se do të publikojmë gjithçka që posedojmë. Do të publikojmë edhe materiale për rastin“Monstra”, i cili është një rast shumë i tmerrshëm, ku mbetën të vrarë katër fëmijë dhe një person i rritur pranë liqenit të Smillkovës. Janë të vrarë maqedonasit ndërsa janë të burgosur shqiptarët”, u shpreh Lideri i opozitës Maqedonase Zoran Zaev

Zaev në intervistën e tij ka folur gjithashtu edhe në lidhje me përgjimet që u janë bërë diplomatëve bullgarë në Maqedoni, atyre amerikane, etj. Ai gjithashtu ka deklaruar në formën e një akuze se do të pulikojnë të gjitha incizimet që posidojnë dhe që tregojnë për tradhëtitë e qeverisë aktuale maqedonase përsa i përket çështjes së emrit.

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)