Marc Gasol i thotë lamtumirë basketbollit: Është fundi i një kapitulli

Marc Gasol i thotë lamtumirë basketbollit: Është fundi i një kapitulli

Marc Gasol

Pas 20 sezonesh të paharrueshëm në basketboll, ka ardhur koha që edhe Marc Gasol të thotë 'stop'. Basketbollisti katalanas, i cili pak ditë më parë mbushi 39 vjeç, i dha lamtumirën basketbollit profesionist.

“Është fundi i një kapitulli”, ka shkruar ai në një mesazh në rrjetet sociale, shoqëruar me një video me momentet kryesore nga karriera e tij. Pas 14 sezonesh në NBA, shumë prej të cilave luajti së bashku me vëllanë e tij të madh, Pau (i cili u tërhoq në 2021), Marc Gasol u kthye për të luajtur në Spanjë, në CB Girona, në vitin 2022.

Në ekipin katalanas, të cilin e themeloi vetë, ai mori rolin e lojtarit-president, duke dalë në parket për herë të fundit në maj 2023.

“Është koha të largohem dhe të ndaj gjithçka që më ka mësuar dhe më ka dhënë basketbolli”, tha ai në Barcelonë, në një konferencë për shtyp. Për të ardhmen, një nga planet e tij është të mbetet i lidhur me CB Girona, duke ruajtur postin e presidentit, siç iu bë e ditur me këtë rast gazetarëve.

“Tani sfida për mua ishte të tërhiqesha. Dhe e përballoj natyrshëm, sikur të ishte hapi i nevojshëm. Por instinkti i lojtarit është të luftojë kundër këtij vendimi", tha ia.

Ndër titujt kryesorë të fituar në karrierën e tij, janë dy Kupa Botërore me Spanjën, dy medalje të argjendta Olimpike (Pekin 2008 dhe Londër 2012) dhe një unazë NBA me Toronto Raptors në 2019.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj