Pasditen e sotme në Londër do të ndahen çmimet për lojtarët më të mirë nga FIFA për vitin 2018. Në garë janë Ronaldo, Modric dhe Salah. Edhe pse zyrtarisht vendimi për më të mirin do të mësohet vetëm në momentin e fundit, prestigjiozja spanjolle ‘Marca’ shkruan se favorit është kroati dhe një gjë e tillë ka bërë që Ronaldo të mos marrë pjesë.
Ish-lojtari i Realit të Madridit nuk do të udhëtojë drejt Anglisë, ashtu sikur ndodhi në gusht, ku nuk mori pjesë në ndarjen e çmimeve nga UEFA, ndërsa arsyeja e paraqitur është sportive dhe përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës në Serie A.
Modric pas fitimit të ‘Topit të Artë’ të Botërorit dhe çmimit të lojtarit më të mirë nga UEFA, pritet që sonte të sigurojë një tjetër trofe personal.