Mariah-ish të fejuarit: Dua 50 milionë
$ për sakrificat që kam bërë për ty

Mariah-ish të fejuarit: Dua 50 milionë<br />$ për sakrificat që kam bërë për ty
Mariah Carey i ka kërkuar 50 milionë dollarë ish të fejuarit të saj, James Packer.
 
Çifti që nisi lidhjen në qershor të vitit 2015 dhe që u fejuan në janar të këtij viti, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
 
U raportua se miliarderi është pajtuar që t’ia lë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, mirëpo këngëtarja nuk është e kënaqur me kaq.
 
Sipas TMZ, Mariah po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim nga Packer, sepse ajo kishte bërë sakrificë kur ishte zhvendosur nga New Yorku në Los Angeles për të qenë pranë fëmijëve të tij.
 
Po ashtu, ish-i fejuari i kishte bërë shumë premtime financiare Careyt, të cilat nuk i ka përmbajtur.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima