Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në operacionet që aleanca zhvillon në detin Egje për të shpëtuar jetë dhe ndalur trafikimin e paligjshëm të qenieve njerzore.
Këtë e konfirmoi ministrja e Mbrojties Mimi Kodheli në një komunikim me mediat pas vizitës që zhvilloi në vëndin tonë ministrja e Mbrojties e Hollandës Jeanine Hennis- Plasschaert.
‘’Ne jemi të zotuar t’I bashkohemi misionit të NATO-s në detin Egje. Kjo është anonsuar edhe më parë prej nesh, për të ndihmuar për krizën migratore. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një mision në detin Egje’’ u shpreh Kodheli.
Nga ana e saj ministrja holandeze vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe kontributin e Shqipërisë si aleate e NATO-s.
Kjo vizitë vjen në një kohë që në vëndin tonë ushtritë e disa vëndeve të aleancës janë duke zhvilluar programet stërvitorë përfshir dhe stimulime luftarake në tokë, det e ajër.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO