Mariza Ikonomi mesazh për koleget
e saj: Bëni seks, por bëjeni bukur!

Mariza Ikonomi mesazh për koleget<br />e saj: Bëni seks, por bëjeni bukur!
Këngëtarja e njohur Mariza Ikonimi është një ndër artistet e cila i ka qëndruar besnike stilit të saj në të kënduar dhe në veshjet e saj gjatë performancave.

Ajo është shfaqur gjithmonë në publik, me veshje serioze duke i dhënë rëndësi vetëm talentit të saj në të kënduar.

Gjatë një interviste të saj të fundit në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ajo ka rrëfyer se këngëtaret shqiptare zhvishen me tepricë teksa këndojnë duhet të dinë si të bëjnë art.

Mariza mendon se seksi mund të kthehet në art nëse bëhet bukur, ndaj u sugjeron kolegeve të saj të njëjtën gjë. “Bëni seks, por bëjeni bukur!” – ka thënë ajo, duke theksuar edhe një herë se ajo distancohet shumë nga vulgariteti që i shohin sytë në paraqitjen e disa prej këngëtareve shqiptare.
 
Këngëtarja ka rrëfyer ndër të tjera se është në një marrëdhënie dashurie dhe se ndihet shumë e lumtur.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran