Ditën e sotme Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës duke renditur si arsyet etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së dhe mosdakodësisë së tij me vendimet e Bashës. Për Kadillin ky ishte një vendim i fortë dhe drastik të cilin e mirëkuptonte, por për të Marku nuk duhet të dorëzohej por të vijonte luftën brenda PD për të ringritur partinë.
Kadilli tha se ai pranon dorëheqjen vetëm nga njerëz që kanë përgjegjësi për humbjet dhe degradimin dhe Marku nuk ishte një person i tillë. Në lidhje me arsyet e renditura pse la mandatin, Kadilli tha se Marku bëri reflektimin që në fakt duhet ta kishte bëra Basha.
"E mirëkuptojë Markun pse shkoi në një vendim të tillë drastik dhe sidomos për gjurmën dhe jehonën që krijoi brenda PD. Ky është një vendim i fortë që në thelb ekspozon një krizë të thellë besimi brenda PD dhe mungesën e lidershipit për demokratët. Reflektimi i Markut është reflektimi i munguar i Bashës. Marku u soll me bujë nga jeta publike në atë politike dhe për pak muaj largohet pasi mungon bashkëpunimi politik. Marku nuk është përgjegjësi dhe nuk duhej të dorëzohej, unë jam për dorëheqje kur kanë përgjegjësi për humbje apo degradim të partisë. Dalja kundër nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete, por duhet të ketë një qëllim më të madh, atë të kontributit për ndryshimin e partisë, megjithatë e mirëkuptoj vendimin e Markut", tha Kadilli.
Lajmi kryesor:
Kadilli në Report Tv: Berisha s'duhet të ishte në politikë që në 2013, imponon modelin e tij në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në marrëdhëniet me SHBA
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Jakin Marena: Trump ‘fik’ Berishën, DASH ‘rikonfirmon’ akuzat për korrupsion e pastrim parash
17 Shkurt, 14:02
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë
17 Shkurt, 13:14
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
Jorida Tabaku për programin e PD: Taksa të ulëta, rregulla të qarta dhe ekonomi të lirë e konkurruese! Modeli aktual, vetëm për të privilegjuarit
16 Shkurt, 18:16
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Berisha: Audit për 12 vite qeverisje të Ramës, ku shkuan 64 mld euro buxhet në 12 vite
16 Shkurt, 14:01
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12
-
Avokati: Berisha pagoi 50 milionë dollarë LaCivita, SPAK të hetojë pagesën e majme
16 Shkurt, 10:40