ATSH/19,maj/ Ikonë, mit, fantazmë. Vetëm një njeri ka ditur të jetë të gjitha këto njëherësh, ndërkohë që ishte ende midis nesh: MARLON BRANDO. Tetë herë kandidat për Oscar, nga të cilat ka fituar dy trofe, tre martesa, 11 fëmijë të ndryshëm e qindra gra që futeshin në shtratin e tij dhe e trajtonin si Jezusin. Por ai e dinte se bukuria dhe suksesi zgjasin pak, e paralajmërojnë keqardhjen. Dhe Brando nuk do keqardhje. Është ai që vendos kur bukuria dhe suksesi marrin fund. Ja pse ai "vrau" shëmbëlltyrën e tij prej një të riu rebel, për t'u katandisur në një plak 160 kg, i sëmurë dhe i vetmuar. Por, edhe 11 vjet pas vdekjes, Brando vazhdon të jetë një model i paimitueshëm. Unik!...
"Besoni se nuk e di çfarë ju ndodh? Keni nevojë për mua për një transfuzion. Sepse gjaku ju është kthyer në pluhur dhe ju ka bllokuar zemrën. Vetëm prej botës time, ju mund të merrni frymë", - thoshte rebeli i një brezi të tërë.
/Shqiptarja.com