Marrëdhënia me Besin dhe Olsin, Erion Isai: Jemi ende miq, sinqeriteti na ka bërë bashkë (VIDEO)

Edhe pse drejtimi i një prej bashkive më të mëdha të vendit, asaj të Kolonjës, kërkon impenjim maksimal duket se Erion Isai nuk do të heqë dorë nga arti, për të cilin ka kontribuar që në vegjëli.

Në një rrëfim ndryshe në “Rreze Dielli” kryetari i Bashkisë së Kolonjës thotë se kohën e lirë do ta shfrytëzojë për të dhënë kontributin e tij në art, pasi pasionin për të nuk mund ta ndajë nga politikbërja.

Por si është jeta e tij larg miqve të skenës? Cila është tani marrëdhënia me Besin dhe Olsin?

Isai shprehet se ka qenë sinqeriteti ai që e ka forcuar marrëdhënien e tyre dhe se debatet në punë nuk kanë ndikuar asnjëherë mes miqsh.

Më merr malli për Olsin dhe Besin, por vazhdojnë të jenë në rrethin tim shoqëror, së fundmi më ka ndodhur një fenomen, bashkëndaj dashurinë për emisionet ku punoj. Olsin nuk e kemi lënë vetëm, pasi për Olsin nuk ka vetëm një dritare, por ka porta të mëdha të hapura. Porta të hapura për Besin, Vangjon, Suadën, uroj ta dini se cfarë vajze të talentuar ju kemi sjellë. Prej 13 vitesh, i vetmi person që i lija skenarin pa merakun sesi do jetë ishte Suada Daci. Marrëdhënia me Besin? Sinqeriteti na ka bërë bashkë, edhe kur kemi patur debat për punën nuk na ka ndikuar në pjesën personale. Minutat e telefonave mes nesh janë aq sa ç’flasim me gratë. Edhe pse ziheshim për punën dita mbyllej me ‘hajde te loku’” shprehet Erion Isai.

Isai u largua nga Be Coffee pas besimin që iu dha për të drejtuar bashkinë e Kolonjës, por do të jetë edhe këtë vit, për të tretin vit radhazi skenarist i “Kënga Magjike”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luti: 08/10/2019 18:05

    Po kthehuni tek "Portokallia", se neqoftese keni nje fare vlere sado te vogel vetem atje e keni. Po sa per te tjerat... Kryetar bashkie, pordh me rigon e sallate idiotesh buratine...

    Përgjigju
  • Lushnjari: 08/10/2019 14:14

    Kallakëri e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)