Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri, Meloni: BE interesim të jashtëzakonshëm për paktin me Ramën! Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel

Marrëveshja e emigrantëve Itali-Shqipëri, Meloni: BE interesim të jashtëzakonshëm për paktin me Ramën! Mora solidaritet nga partnerët në Bruksel

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, duke folur për marrëveshjen e emigrantëve

Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali ka marrë vlerësimet maksimale edhe nga krerët e shteteve të BE-së kryesisht.

Madje liderët evropiane i kanë shprehur edhe solidaritetin kryeministres Giorgia Meloni në Budapest, ku mbahet Samiti i Komitetit Politik Europian, e sipas saj u diskutua edhe për kampet e ngritura në Shqipëri.

Meloni e konfirmoi vetë me një reagim se se “ky pakt vijon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm dhe një vëmendje pozitive nga ana e liderëve evropiane”.

“Protokolli mes Italisë dhe Shqipërisë ishte në qendër të diskutimeve në mbledhjen e komunitetit politik evropian këtu në Budapest. Vijon që të ketë një interes të jashtëzakonshëm, një vëmendje që unë e konsideroj absolutisht pozitive. Pati po ashtu një kuriozitet përsa u përket shteteve të sigurta”, u shpreh ajo.

Më tej ngriti shqetësimin se ajo që ndodh në Itali me emigracionin e paligjshëm ndodh edhe në shtete të tjera, teksa shprehu habinë sesi një shtet nuk mund të vendosë vetë për vendet e sigurta ose jo.

“Ajo që ndodh në Itali me emigracionin e paligjshëm prek edhe shtetet e tjera. Kishte shqetësim për faktin sesi mundet që qeveritë nuk lejohen që të vendosin vetë se kush konsiderohet një shtet i sigurtë, duke e rrezikuar realisht këtë koncept. Kjo kompromenton çdo përpjekje për të luftuar emigracionin e paligjshëm. Për këtë pata solidaritetin e tyre”, shpjegoi Meloni për mediat.

Sipas kryeministres italiane, dërgimi i azilkërkuesve afrikanë drejt Shqipërisë do të vijojë më tej, ndërkohë që edhe në Bruksel “kanë shprehur habi” sipas saj, për “qëndrimin e gjyqësorit për të kundërshtuar listën e shteteve të sigurta”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e ish drejtuesit të gjykatës: E njihja avokatin e Becchetit, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor

Dëshmia e ish drejtuesit të gjykatës: E njihja avokatin e Becchetit, më bëri drejtues të Arbitrazhit në Singapor