Marrëveshja e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve tashmë është publikuar në fletore zyrtare italiane.
Nisur nga praktika që ndiqet, ligji pritet të jap efektet e para në muajin Qershor, pra gati dy muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, teksa një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje kanë nisur, që të dorëzojnë aplikimet e para.
Avokati Erion Begaj, jurist i njohur që vepron në fushën e pensioneve dhe me banim në Itali për emisionin "Sot, live në Shqipëri" në Report Tv tregon se kush përfiton

“Përfitojnë qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë arritur minimumin e kontributeve 20 vite që parashikon ligji Italian. E sqaruar më konkretisht: Për të dalë në pension në Itali duhet të kesh paguar të paktën 20 vite kontribute. Ka shqiptarë që kanë 18- 20 vite kontribut në Itali, dhe pse kanë mbushur moshën e pensionit nuk kanë të drejtë të kërkojnë pension nga Italia. Marrëveshja mbledh vitet e kontributeve që ata kanë në Itali dhe vitet e kontributeve në Shqipëri, përpara se të emigronin. Pra nëse një shqiptar ka punuar 10 vite në Shqipëri e 15 vite punë të rregullt në Itali nuk ka 15 vite pune por 25 vite punë sepse i njihen dhe vitet e punës në Shqipëri" thotë ai për gazetarin Nertil Agalliu.
Por si do të bëhet përllogaritja e pensioneve?
"Bashkimi i viteve që ke kontribuar në të dy shtetet të jep të drejtën të aplikosh për pension por përllogaritja do të bëhet në bazë të viteve që ke derdhur në secilin shtet. Përllogaritja e pensioneve që shqiptarët do të marrin në Itali do të jetë ekskluzivisht në bazë të kontributeve që ata kanë derdhur në shtetin përkatës. Pra mund të dalësh në pension në Itali, por pensioni yt do të përllogaritet në shtetin fqinj në bazë të viteve kontribute që ke derdhur në Itali. Pjesën tjetër do ta vijojnë ta marrin nga shteti shqiptar. Pra do të jenë dy llogari të ndara. Çfarë ke derdhur në bazë të kontributeve në secilin shtet' thotë avokati.
Shembull?
"Nëse një qytetar shqiptar ka bërë 19 vite kontribute në Itali nuk ka të drejtë të marrë pension. Nëse ka 20 vite kontribute ka të drejtë të kërkojë pensionin e tij, që do të përllogaritet në bazë të kontributeve që ka hedhur në Itali. Pra pjesa e pensionit të marrë në Itali dhe asaj në Shqipëri janë dy llogari të ndara" tregon ai.
Taksimi i dyfishtë e kontributet sezonale?
Avokati Begaj shpjegon se në marrëveshje mbetet e paqartë pjesa e kontributeve sezonale që paguajnë bizneset për punonjësit e tyre
"Problemi i bizneseve ngelet e paqartë. Ne i kemi kërkuar shtetit shqiptar që t’i kërkojë Italisë të evitojë taksimin e dyfishtë të kontributeve. Shumë sipërmarrës mund të vijnë të punojnë në Itali në mënyrë provizore, sidomos në fushën e kantiereve të fotovoltaikëve e ndërtimit. Ata vijnë këtu punojnë 2 – 3 muaj e kthehen në Shqipëri. Marrëeshja e firmosur nga dy qeveritë nuk shpreh të qartë atë që quhet taksimi i dyfishtë kontributiv.
Nëse bizneset paguajnë rregullisht në Shqipëri kontributet e punëtorëve nuk kanë detyrim të paguajnë dhe këtu në Itali. Shteti Italian thotë biznesi mund të vijë provizorisht të zhvillojë aktivitetin, por për aq kohë sa do jejë këtu duhet të paguajë edhe këtu (Itali) kontributet e punëtorëve
Në marrëveshjen që Italia ka bërë me Japoninë është e qartë. Punëtorëve sezonalë u njihen kotributet që kanë paguar në vendin e tyre. Në pikën 4 të marrëeveshjes Shqipëri – Itali thuhet që do të vijojnë të njihen kontributet e pounëtorëve shqiptarë por nuk sqaron nëse do të njihen në përllogaritjen e pensioneve apo do u njihet dhe kontributet nëse do të punojnë përkohësisht në itali"
Sipas përllogaritjeve marrëveshja e firmosur me Shqipërinë, do t'i kushtojë buxhetit Italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit, pra 2025.
S.G/I.M/Shqiptarja.comKomente

