Për politologun Alban Daci marrëveshja për emigrantët nuk ka pasur transparencë.
Në një lidhje skype nga Italia për emision 'Përballje' në Report Tv, Daci u shpreh se edhe BE e ka cilësuar si një eksperiment.
"Është një marrveshje që vjen për herë të parë dhe ka hapur një debat të madh si në Itali dhe në Shqipëri. Marrëveshja nuk ka pasur shumë transparencë dhe është bërë publike vetëm pak para se të nënshkruhej. Ka pasur diskutime edhe lidhur me mënyrën e implementimit. Kjo marrëveshje nuk është perfekte dhe protagonistët e konsidrojnë si eksperimet, po ashtu kështu është thënë edhe nga BE. Nuk është një politikë europiane. Është probematika e ndarjes së familjes dhe seleksionimi vetëm i meshkujve. Edhe opozita italiane është kundër kësaj sepse sipas tyre nuk e zgjidh problemin e emigracionit, pasi do sillen vetëm ata emigrantë nga anijet që kapen dhe shumë anije arrijnë pa u kapur dhe zbarkojnë në brigjet italiane”, tha ai.
Nga ana tjetër, Beskida Aliaj, drejtuese e Inas Cisl Albania, në një lidhje skype nga Lezha u shpreh se kjo marrëveshje i leverdisë vetëm shtetit Italian.
Sipas saj, qeveria italiane vendosi që të investonte në ngritjen e kampit në Shqipëri pasi, populli Italian u shpreh kundër strehimit të tyre në Itali.
‘Marrëveshja i leverdis Italisë sepse populli Italian ishte kundër kësaj prurje të emigrantëve në Itali dhe po e përcjellim në Shqipëri. Marrëveshja u bë, por unë them se bëhet fjalë për fonde që Shqipëria merr dhe për të rujtuar marrdhënie të mira me Italinë. Italisë nuk i mungon hapësira për ti marr në territorin e vet dhe s’kishte pse të silleshin në Lezhë, por meqënse qeveria hasi kundërshtim nga populli i vet na i kaluan ne dhe Shqipëria e pa si një gjë për të përfituar për edhe nga marrveshja me pensionet në Itali që kishte kohë që kërkohej nga shqiptarëtqë jetojnë në Itali", tha ajo.
Lajmi kryesor:
Emigrantët nga Italia në Shëngjin, Arbër Hoxha: Gjykim sipas ligjeve italiane në rast të kryerjes së një vepre penale! Avokati Serjanaj: Ka një trajtim jo të barabartë ndaj tyre
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lezhë/ U arrestua për pushtimin e tokës pranë lokalit te Laguna e Patokut, Gjykata liron kreun e Njësisë Fushë-Kuqe! Detyrim paraqitjeje, Martinaj mohon akuzat
14 Nëntor, 09:58
-
Azilkërkuesit në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Gjykata e Apelit
13 Nëntor, 20:32
-
Emigrantët/ Matarella i kundërpërgjigjet Musk: Italia di të kujdeset për veten! S'na duhen recetat e tua! Meloni e mbështet! Replikon miliaderi: A ka demokraci tek ju?
13 Nëntor, 16:37
-
Kurbin/ Përpunonte inertet që merrte pas gërryerjes së lumit Mat, arrestohet pronari i subjektit dhe gjobitet me 2 mln lekë (EMRI)
13 Nëntor, 13:31
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
13 Nëntor, 07:51
-
Emigrantët/ Qeveria italiane në mbrojtje: Kemi 3 arsye për të bindur gjykatësit evropianë
12 Nëntor, 19:03
-
Shefat e Lezhës ekspozojnë në panair gatimet tradicionale ku ‘kryefjalë’ është fruti i shegës (VIDEO)
12 Nëntor, 16:55
-
Marrëveshja për emigrantët/ Qeveria Meloni s’ndal operacionet me gjyqtarët e Romës do përballet në GJED
12 Nëntor, 14:40
-
Kurbin/ Mbushi lagunën e Patokut me inerte që të përfitonte tokën rreth lokalit, arrestohet kryetari i Njësisë së Fushë-Kuqes! Si funksiononte skema (VIDEO+EMRI)
12 Nëntor, 12:49
-
Gjyqtarët e Romës bllokuan sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri/ Elon Musk i del në krah Melonit: Ata duhet të ikin!
12 Nëntor, 11:14
-
Marrëveshja/ 7 emigrantët e vendosur në Shëngjin kthehen në mesnatë në Brindizi
12 Nëntor, 07:49
-
Gjyqtarët italianë bllokojnë sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri! Qeveria e Melonit përplaset me ta, Salvini: Vendim politik! Sulmon opozita
11 Nëntor, 21:36