Marrëveshje deri në 2030 për futbollin, Infantino dhe Al-Khelaifi firmosin bashkëpunimin FIFA - ECA

Marrëveshje deri në 2030 për futbollin, Infantino dhe Al-Khelaifi firmosin bashkëpunimin FIFA - ECA

Al-Khelaifi dhe Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA) Nasser Al-Khelaifi nënshkruan sot rinovimin e Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet FIFA-s dhe ECA-së në Asamblenë e Përgjithshme të 29-të të ECA-s në Budapest të Hungarisë. Marrëveshja afatgjatë që zgjat deri më 31 dhjetor 2030, rregullon marrëdhëniet mes FIFA-s dhe ECA-s dhe forcon boshtin mes presidentit të PSG-së dhe presidentit italo-zviceran.

Memorandumi i mirëkuptimit parashikon një angazhim të ripërtërirë nga klubet për t’iu përmbajtur kalendarit ndërkombëtar të ndeshjeve, i cili mori miratimin unanim të Këshillit të FIFA-s më 14 mars 2023, deri në vitin 2030 dhe ECA konfirmoi mbështetjen e saj për fillimin e Kupës së re të Botës për Klube në vitin 2025, me pjesëmarrjen e 12 klubeve evropiane, një ndeshje vjetore midis fituesve të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe fituesve të një play-off ndërkontinental dhe një Kupë Botërore për Klube të FIFA-s për femra që ende nuk është krijuar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha: “Kjo është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e futbollit dhe stabilitetin e tij afatgjatë. Jemi shumë të lumtur të rinovojmë dhe forcojmë marrëveshjen tonë të bashkëpunimit me ECA, një palë e rëndësishme që përfaqëson klubet në të gjithë Evropën. Miratimi i kalendarit të ri të ndeshjeve ndërkombëtare nga ECA siguron ekuilibrin e nevojshëm mes futbollit të klubit dhe ekipit kombëtar. Na presin projekte emocionuese, duke përfshirë Kupën e re të Botës për Klube FIFA në vitin 2025 dhe Kupën e re të Botës për Klube FIFA për femra".

Memorandumi i Mirëkuptimit njeh rolin qëndror të klubeve në futboll globalisht dhe siguron që ato të përfaqësohen në mënyrë të denjë në procesin e vendimmarrjes në lidhje me çështjet që i prekin ato, tha kreu i PSG-së dhe ECA, Nasser Al-Khelaifi.

“FIFA dhe ECA tani do të krijojnë gjithashtu praktika më të ngushta pune në një Kupë Botërore të Klubeve të rinovuar në të ardhmen, duke përfshirë aspektet sportive dhe komerciale për edicionin 2025, dhe do të punojnë së bashku në edicionet e ardhshme, duke përfshirë objektet e mundshme për menaxhimin e të drejtave komerciale në të ardhmen. Ne presim të punojmë ngushtë me FIFA-n gjatë muajve dhe viteve të ardhshme për të siguruar që përfitimet e garave të reja dhe më të gjera në futbollin e meshkujve dhe femrave të ndahen siç duhet në të gjithë ekosistemin”, tha numri një i ECA-s dhe Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja