Marrëveshjet me Greqinë/ Tritan Shehu: Ligji i Luftës po na shitet shtrenjtë, po lëshojmë çdo gjë

Marrëveshjet me Greqinë/ Tritan Shehu: Ligji i Luftës po na shitet shtrenjtë, po lëshojmë çdo gjë

Deputeti i PD, Tritan Shehu

"Ligji i Luftës me Greqinë po na shitet shtrenjtë në këmbime të mëdha nga Shqipëria". Kështu shprehet deputeti demokrat, Tritan Shehu, duke komentuar marrëveshjet e Shqipërisë me Greqinë.

Deputeti demokrat shprehet se qeveria shqiptare, “është e detyruar të lëshoje çdo gjë” dhe çdo gjë po e marrim vesh më parë nga pala greke.

Reagimi i plotë i Shehut:

Ne cfare “qorsokaku” po na fut kjo qeveri e Kryeministri Rama nepermjet negociatave te fshehta me Greqine, vecse per t’i vene nje “paterice” pushtetit te tyre te renuar nga zullumet?! Fatkeqesisht te gjitha lajmet gjate gjithe ketyre bisedimeve ne po i mesojme indirekt vetem nga pala greke; dhe kane qene te verteta ato!

Kryeministri Tsipras deklaron se ngelin per tu detajuar tashme me Shqiperine vetem Ligji i Luftes, Percaktimi i Zonave Ekonomike Eskluzive dhe Kufijte!! Ndersa Ministri i jashtem Kozias me pare deklaroi se kane rene dakort midis te tjerave edhe per mos perdorimin e termave gjeografike Cameri e Vorio Epir!! Po keshtu Hahn deklaron se po percaktohen kufijte midis Shqiperise e Greqise!!

Ndersa Qeveria e jone vecse hesht e mban nje “terr informativ” edhe per Kuvendin e Komisionin e Jashtem. Nga sa duket kerkohet “te shitet” shume shtrejte “Ligji i Luftes” ne kembime te medha nga Shqiperia. Spekullim i paster ky! Per neve ceshtja e Ligjit te Luftes as ka ekzistuar, as ekziston, as ka qene ndonjehere pengese per te realizuar partneritet strategjik e maredhenie shume te mira me Greqine; “heqja apo lenia” e tij nuk do te kete ndonje efekt, qofte edhe per pronat e vjetra te shqiptareve.

Ai ka rene qe me Konferencen e Paqes ne Paris, me vendimin e Qeverise Papandreu me 1987, me Traktatin e 1996, me antaresimin tone ne NATO, me maredheniet e ngushta midis dy vendeve tona deri me 2013-ten. Nqs pala greke gjykon se per aresye te brendeshme ajo duhet te ndermari edhe ndonje akt tjeter formal eshte e mirepritur, ne nuk kemi ndonje “Ligj Lufte” me Greqine dhe as kemi pse ta shkembejme kete.

Se dyti cfare nenkupton termi qe po lakohet “kufijte”? Kufijte tokesore me Greqine jane mire te percaktuar, ai i zonave detare lidhet kryesisht me ato ekonomike e ka nje model zgjidhes, mareveshjen e mepareshme, ose cuarjen ne Gjykaten e te Drejtes ne Hage me mirekuptim. Sic duket Qeveria jone tashme e frustuar edhe per politikat aventuriere te ndjekura ndaj Greqise ne keto vite, eshte e detyruar te leshoje cdo gje, qofte edhe ne shkembim te nje “luge bosh”, sic eshte i ashtuquajturi “Ligj Lufte”. Pushteti nuk mund te mbahet keshtu….se vjen nje cast dhe…..

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Com I ndershem: 13/07/2018 23:43

    MBAS HEQJES SE LIGJIT TE LUFTES NGA GREKET GJITHMONE PO E HOQEN COMET DO TA HAPIN TE NJEJTEN GJE SI GREKET DIKURE IDRIZI DO TI SHPALLE LUTE GREKERVE PER CAMERINE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës