“Marrëzia” që s’po merr fund për shqiptarët! Në 1 vit, 369 të arrestuar për poker e baste

Të konsideruara në vitin 2018 “marrëzi” që rrënonte ekonomitë e familjeve shqiptare, lojërat e fatit prej 1 janarit 2019 janë të paligjshme në vendin tonë. Por shumë të varur, kryesisht bastet sportive, kanë gjetur mënyrat e tyre për të lënë paratë në bixhoz. Ambiente të shumta në Tiranë, kryesisht lokale, janë kthyer në baza ku luhet poker dhe vihen baste sportive.

Përgjatë vitit 2024 që lamë pas, policia ka konstatuar në të gjithë vendit 360 raste të organizimit të lotarive të palejuara. 729 autorë janë identifikuar, mes të cilëve 369 të arrestuar, pjesë më e madhe në flagrancë duke luajtur. Në hetim në gjendje të lirë janë 347 prej tyre, kryesisht klientë, ndërsa 13 të tjerë në kërkim.

Vetëm në harkun kohor të 19 ditëve, nga 23 nëntori deri më 11 dhjetor 2024, në Tiranë, Sektori i Krimit Kibernetik zhvilloi 13 operacione pothuajse në të gjithë kryeqytetin dhe çoi në pranga 101 persona, 17 në hetim në gjendje të lirë dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

Në ditët e fundit, në kryeqytet në lupë është vendosur edhe puna e policisë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nxjerrë agjentë në terren, kryesisht në lokalet ky dyshohet se luhen lojëra fati, për të parë nëse policia kryen kontrolle apo e bën një sy qorr përballë paligjshmërisë. Burime pranë AMP-së thanë se po verifikohen disa raste, për të cilat mund të ketë rezultate në vijim.

Sipas rasteve që policia ka zbuluar, shqiptarët kryesisht luajnë poker dhe vënë baste sportive online. Lokalet që ofrojnë shërbime të tilla nuk dallohen lehtë, pasi nuk mund të reklamojnë aktivitetin e paligjshëm, që shpesh e ofrojnë në ambiente si bodrume.

Për dokumentimin e veprimtarisë së paligjshme, policia kohë pas kohe ka sekuestruar me dhjetëra aparate celular, brenda të cilëve janë gjetur aplikacione dhe faqe të basteve.

Në vendin tonë, rikthimi i basteve do të bëhet vetëm online dhe do të ushtrohen vetëm nga kompani të licencuara, ndryshim që akoma nuk po zbatohet, pasi ende nuk janë plotësuar aktet nënligjore me kushtet për licencimin dhe mbikëqyrjen e tyre.

OPERACIONET PËR LOJËRAT E FATIT 
360 raste të konstatuara
729 autorë të identifikuar
369 të arrestuar
347 në hetim
13 në kërkim

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agoni: 18/01/2025 20:37

    Po me ligjin e ri qe u miratu ne 2024 ça u be?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1