TIRANË- "Numri i rasteve me kancer është rritur, janë 708 raste vetëm në vitin 2018, por nëse sëmundja kapet në kohë, beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet”. Kështu është shprehur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në Marshimin me gratë në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
"Beteja me kancerin e gjirit nuk është një beteje e lehtë. Në Shqiperi ka 700 raste të reja - gra e vajza të prekura nga kanceri i gjirit vetëm gjatë vitit 2018. Për fat të keq, shumica e rasteve shkojne te mjeku në stade të avancuara, çka e bën kancerin e gjirit shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri te femrat në Shqipëri. Por nëse kapet në kohë, beteja me kancerin e gjirit mund te fitohet", tha Manastirliu.
Manastirliu tha që është bërë shumë në luftën kundër kancerit të gjirit, duke përmendur investimet e bëra për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
"Është bërë shumë në drejtim të trajtimit të kancerit të gjirit. Mjafton të kujtojmë se trajtimi me aparaturën e kobaltit që deri pak vite më parë ishte e vetmja mënyrë për trajtimin me radioterapi të pacientëve me tumour, është zëvendësuar me akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë në spitalin onkologjik. Edhe trajtimi me barna që trajtojnë semundjet tumoriale dhe kryesisht kancerin e gjirit është përmirësuar dukshëm. Mjafton të përmendim Herceptinën – terapinë e kushtueshme që tashmë është falas pa mungesa apo vonesa, për cdo grua që ka nevojë", tha Manastirliu.
Manastirliu i ka dhënë çmimin "10 vjet vullnetare e fjongos rozë" Hajrie Bracellari e cila ka fituar betejën me kancerin e gjirit.
"Me shumë kënaqësi I jap cmimin “10 vjet vullnetare e fjongos rozë” Hajries, një infermiereje që jo vetëm me kurajë të jashtëzakonshme e ka fituar betejën me kancerin e gjirit, por është shembull frymëzimi për cdo grua, për të gjetur forcën për tu përballur me këtë sëmundje të vështirë, po jo të pamundur për ta mposhtur", tha ministrja.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4048
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21