Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
11/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.3%
-
Të gabuar
41%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14267
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët
28 Shtator, 17:02
-
Media britanike 'The Telegraph': Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani
28 Shtator, 16:58
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln euro më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator, 16:53
-
Ndeshje e 'çmendur' në Londër, Cole Palmer shënon katër gola në pjesën e parë për Chelsean
28 Shtator, 16:51
-
Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni
28 Shtator, 16:30
-
Skleroza e shumëfishtë i mori fuqinë, por jo pasionin për letërsinë! Rrëfimi i ndjerë i 43-vjeçares për Report Tv: S’punoj dot, por shkruaj libra! Dua të jem e dobishme
28 Shtator, 16:23
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon një spital ukrainas, 8 të vdekur dhe 11 të plagosur! Zelensky: Ata po sulmojnë objektiva civilë
28 Shtator, 16:07
-
La Liga/ Getafe harron Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë radhazi Alaves! Sot edhe tre takime
28 Shtator, 16:04
-
SHBA/ Veliaj takon ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë
28 Shtator, 15:42
-
Manchester City dy barazime radhazi, Newcastle e ndal 1-1! Liverpool ka shansin për kreun, në fushë sot dhe Arsenal e Chelsea
28 Shtator, 15:35
-
Sulmet izraelite në Libanin jugor, Ministri i Shëndetësisë: 11 të vdekur dhe 108 të plagosur
28 Shtator, 15:29
-
Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr
28 Shtator, 15:05