Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
12/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14598
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Sa mirë që u çlirove, ti je princesha jonë’, Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re
28 Shtator, 19:16
-
‘Merr vulën, jep Salianjin’, Basha reagon pas dënimit të deputetit të PD: Pazar i ndyrë Rama-Berisha, nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje
28 Shtator, 19:11
-
SHBA, pikëpamjet mbi armëmbajtjen nuk ndryshojnë pas atentateve ndaj Trump
28 Shtator, 18:50
-
Kategoria e Parë/ Besa përmbys Apoloninë në Fier dhe mban kreun, Flamurtari dhe Vora fitore presioni! Tri pikë për Kukësin
28 Shtator, 18:24
-
Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë
28 Shtator, 18:15
-
Korçë/ Vodhi një shumë parash dhe sende me vlerë në një banesë! Autori thyen xhamin e derës dhe tenton të largohet nga tualeti gjatë arrestimit
28 Shtator, 18:05
-
Arsenali dhe Chelsea fitojnë 4-2, Cole Palmer 'poker' në pjesën e parë! Ndalet Man. City, Liverpool ka shansin për kreun
28 Shtator, 18:05
-
Ja cilat janë 3 shenjat më të disiplinuara të horoskopit
28 Shtator, 17:53
-
Granit Xhaka në fushë, sot luhet Bayern Munich - Leverkusen! Fitojnë Leipzig e Gladbach
28 Shtator, 17:48
-
Vrasja e Nasrallahut, 'humbje e madhe' për Hezbollahun dhe Iranin
28 Shtator, 17:42
-
Kosovë/ Një vit pas vrasjes së policit, Banjska me rrugën e Afrim Bunjakut
28 Shtator, 17:37
-
‘Ja si flet një tradhtar’, Rama publikon fjalimin në OKB: Të fala atyre prej Kosove që më shajnë me nanë e babë si ‘vëllaun e Vuçiçit’
28 Shtator, 17:25