Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
13/2
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
44.5%
-
Të gabuar
51.2%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 18503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38
-
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri
28 Shtator, 20:37
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30
-
Liverpooli 'kafshon' 1-2 Wolvesin dhe merr kreun e Premier League
28 Shtator, 20:27
-
Biden: Vrasja e liderit të Hezbollahut, Nasrallah është një 'masë drejtësie'
28 Shtator, 20:17
-
VIDEOLAJM/ Ushtria izraelite: Bombardime të reja në Bejrut
28 Shtator, 19:59
-
Mero Baze: Bilanci i paqes së Berishës me PS është më i rëndë se bilanci i luftës me të
28 Shtator, 19:58
-
Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover
28 Shtator, 19:54
-
GOLAT/ Juventusi tri pikë 'me silenciator' për kreun, mposht 0-3 Genoan në 'Marassi'! Dopietë nga Vlahovic
28 Shtator, 19:53
-
Pronat e patundshme rrëmbejnë 25% të investimeve të huaja në Shqipëri, nuk ‘ndalet’ as kredia për blerje pronash
28 Shtator, 19:27